FOTO/ Autobusi i linjës Tiranë-Kamëz përplaset me automjetin, ja fati i shoferes shtatzëne

Autobusi i linjës Tiranë-Kamëz është përplasur me një automjet tip "Opel". Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, pranë urës në Kamëz.

Makina drejtohej nga një grua dhe sipas dëshmitarëve ishte shtatzënë. Ajo është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin.