Vasili: Shvejku në Rinas dhe 'Fake Air Albania'

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit pas shfaqjes së fundit që ai dha sot në Rinas,përcjelljes me ceremoni të studentëve shqiptarë sepse po reklamonte avionin e parë të linjës ajrore shqiptare. Vasili ka parë absurdin në këtë rast me atë që ndodhi para pak ditësh me Kombëtaren shqiptare dhe e ka konsideruar Ramën “një Shvejk”.

“Kryeministri ordiner, Kombëtares i mbylli Vipin në Rinas, ndërsa studentëve të Air Albania jo Para një jave ky ordineri, që kemi Kryeministër, ia mbylli derën e shërbimit VIP në Rinas, Kombëtares së Futbollit se medemek ishin shume vetë ata të Kombëtares dhe nuk i përballonin dot.
Sot po ky i paturp del si Shvejk, po nga shërbimi VIP në Rinas bashkë me studentët që do të përcillte me “Fake Air Albania”, që ishin nja tre herë me shumë se Kombëtarja. Po këta studentet sot i duheshin se po aktronte gomarllëkun dhe mashtrimin e radhës ndërsa Kombëtarja nuk i duhej më. Çfarë ordineri!”