Draxler: Mbappe është lojtari më i mirë që kam parë

Julian Draxler nuk ka kursyer elozhet për Mbappe i cili sipas tij është një lojtar i veçantë.

Draxler është njëri nga ata sulmues që nuk mund të startojë shkaku u Mbappes, por sulmuesi gjerman e ka pranuar se shoku i tij i skuadrës ka diçka që ai kurrë nuk e ka parë.

“Pavarësisht moshës se tij ai ka prezencë të madh në fushë”, tha Draxler për Sport1.

“Ai kërkon topin dhe orkestron lojën. Nuk kam parë një gjë të tillë më parë”.

“Bashkë me Neymar ai është lojtari më i mirë që kam parë”.