Grabitet me armë një bankë

Në orën 14:00 një grabitje me armë ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Personat e armatosur kanë marrë një shumë të konsiderueshme parashë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Bëhet me dije se nuk ka pasur persona të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.

Të dyshuarit që të gjithë të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht Policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, ka njoftuar Policia.