U-15/ Shpallet lista me 23 kuqezinj për dy miqësoret me Maqedoninë

Është bërë e ditur lista zyrtare me emrat e futbollistëve për Kombëtaren U-15.

Trajneri Eqerem Memushaj ka thirrur 23 lojtarë për dy miqësoret e radhës me Maqedoninë, të cilat do të shërbejnë si një testim dhe do të tregojë në një farë mënyrë gjendjen e skuadrës.

Lojtarët e grumbulluar nga Memushaj janë shumica nga kampionati shqiptar dhe pritet që të tregojnë shumë në këto dy ndeshje.

Vetë trajneri Memushaj është shprehur: “Një grumbullim dhe dy ndeshje që na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy takime ku do të kërkojmë të bëjmë maksimumin tonë në fushë. Mbi të gjitha do jenë dy teste që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjithë performancën e kësaj skuadre në secilin sektor”.

Miqësoret me Maqedoninë:

18.09.2018: Shqipëri – Maqedoni, ora 16:00, stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

20.09.2018: Maqedoni – Shqipëri, ora 16:00, stadiumi “Biljanini”, Ohër, Maqedoni