VIDEO/ Kantautorja e njohur britanike publikon këngën me Shpat Dedën

Artisti shqiptar njihët si një nga këngëtarët më origjinal, e këtë e ka bërë të ditur edhe këngëtarja e njohur, Joss Stone.

Ajo ka publikuar në kanalin e saj në Youtube një bashkëpunim që ajo ka bërë me Shpatin gjatë qëndrimit të saj në Kosovë në vitin 2016.

Dyshja shihen në një sesion ‘live’ me kitarë dhe ky bashkëpunim është xhiruar poshtë statujës së Skenderbeut në sheshin e Prishtinës.

Stone ka shkruar në përshkrimin e videos: “Mbrëmje e bukur në Kosovë në 2016-tën, ku u takuam me kantautorin Shpat Deda. Shumë prej këngëve të tij janë të bazuara në ndjenja dhe ngjarje të vërteta, dhe me një muzikë si  kjo është e pamundur të mos shprehësh emocion. Me zërin e tij karakteristik dhe harmonitë e këndshme, ishte moment perfekt për këtë pjesë të Total World Tour. Një bashkëpunim i këndshëm me një person të këndshëm. Shpresoj  t’ju pëlqejë”.