Digjen plotësisht varrezat në Kurbin, ja shkaku
Një zjarr ka rënë në varrezat e fshatit Dilbnisht në Kurbin duke i djegur pothuajse totalisht.
Ka qenë kryeplaku i fshatit Sandër Gega që ka njoftuar zjarrfikësen e Kurbinit e cila ka mbërritur menjëherë dhe mbas disa orësh ka arritur të fikë zjarrin. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 dhe sipas kryetarit të fshatit Gega, janë djegur 90% e terrenit.
“Ne i bëjmë thirrje bashkisë Kurbin që të ndërhyjë në rehabilitimin e gjithë varrezave të dëmtuara”, u shpreh Gega.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i këtij zjarri kanë qenë qirinjte e ndezur nga të afërm të të ndjerëve, por policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.