Zhduket gruaja me fëmijën nga shtëpia në Tiranë

Një tjetër zhdukje nga shtëpia është regjistruar në Tiranë.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se prej dy ditësh, një nënë 23-vjeçare me fëmijën e saj, janë larguar nga shtëpia e prindërve të saj.

Të njëjta burime sqarojnë se ka qenë babai i vajzës që ka denoncuar ikjen e tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 11. 09. 2018, shtetasi N. P., vjeç 58, banues në Tiranë, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. P., vjeçe 23, së bashku me fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.