Edi Rama ‘kërcënon’ Merkel/ Ti interesohesh për vete, unë për kombin tim

Pasi humbi disa ditë nëpër SHBA, pa një axhendë zyrtare, por ku shkoi për të diskutuar disa punë private, kryeministri që paguhet nga shqiptarët, Edi Rama ka habitur me deklaratat e tij mbrëmjen e sotme.

Rama i ftuar nga Eni Vasilit në emisionin e saj ‘Open’ në Top Channel, ka vendosur të flasë për herë të parë për Kosovën.

Dhe në përgjigjet e tij, Rama ka habitur shumë kënd, duke iu kundërvënë Angela Merkelit, e cila është kundër ndarjes së Kosovës.

Kur u pyet nga Vasili për kancelaren Merkel që është kundër ishte i qartë kur u përgjigj: ‘Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares’.