FOTO/ ‘Më futi duart’, kjo vajzë akuzon yllin e Portugalisë për ngacmim seksual

Një incident i shëmtuar i ka ndodhur njërit prej lojtarëve të përfaqësueses portugeze.

Bëhet fjalë për William de Carvalho, i cili është akuzuar nga një vajzë për ngacmim seksual.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur në një nga klubet e Lisbonës.

Vajza që pretendon diçka të tillë quhet Maria, ndërsa këtë deklaratë e ka bërë publike nëpërmjet një statusi në Twitter.

Ajo shkruan:

Isha duke kërcyer me një shoqe…deri kur dikush vjen dhe më prek gjoksin në mënyrë brutale. Kur kthehem shoh një djalë të gjatë duke qeshur.”

Menjëherë pas këtyre akuzave dhe bërjes publike të kësaj historie, ka reaguar edhe avokati i lojtarit.

Ai mohoi ngjarjen duke thënë:

Është e gjitha false, asgjë nuk ka ndodhur, William është i qetë,”

Pritet që policia të nisë hetimet mbi akuzat në drejtim të 26-vjeçarit, i cili aktivizohet me Real Betis.