Interi merr lajmin shokues nga super-ylli i tyre

Milan Skriniar dëshiron largimin nga Interi.

Mbrojtësi sllovak e ka refuzuar kontratën e re, pasi ka marr oferta nga gjigantët evropian, shkruan “Calciomercato”, raporton SYRI.net.

Interi tashmë i ka caktuar çmimin dhe çdo klub që ofron 70 milionë euro merr kartonin e mbrojtësit 23-vjeçar.

Për ta zëvendësuar sllovakun, “Nerazurët” kanë shtuar interesimin për “yllin” e Tottenhamit, Alderweireld.