Basha: Liberalizimi i vizave për Kosovën, mesazh i qartë i BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për t'i hapur rrugën liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Basha shkroi në rrjetet sociale, pak minuta pas votimit në PE, këto radhë: 

"Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE. Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane."