United, PSG apo Juve? Zidane jep lajmin e madh: Do rikthehem...

Zinedine Zidane është i gatshëm të rikthehet në stërvitje.

I pyetur se cila do të jetë klubi i ardhshëm që do të drejtojë, tekniku francez ktheu një përgjigje diplomatike, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

"Unë definitivisht së shpejti do të rikthehem si trajner”, tha ai për stacionin televiziv spanjoll RTVE.

"Është ajo që më pëlqen të bëj është ajo që kam bërë gjithë jetën time", tha ai duke mos dhënë asnjë emër konkret të klubit që pritet të marrë drejtimin.

Kujtojmë që Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain kanë shfaqur interesimin e tyre për të nënshkruar me ish-trajnerin e Real Madridit.