VIDEO/ Foshnja bie në tokë, nëna vazhdon sherrin në mes të rrugës

Pesë gra të mbuluara në Arabinë Saudite janë filmuar duke u zënë në mes të rrugës, ku njëra prej tyre hodhi disa herë foshnjën në tokë.

Makina dhe motora janë parë duke kaluar pranë tyre, por asnjëri nuk është afruar ti ndajë apo të kujdeset për fëmijën. Pamjet tregojnë se si zënka nuk ndalon dhe nëna që mbante foshnjen, e lëshonte vetëm për të vazhduar me goditjen. 

Personi që i filmoi nga makina duket se u mërzit dhe u largua. Ngjarja ndodhi në në Riyadh.