Akuzohet se te Spanja po luan me lojtarët e Barçës, ja përgjigja që jep Enrique

Luis Enrique ka fituar dy ndeshjet e para zyrtare si trajner i Spanjës.

Pas ndeshjeve të para, trajneri u akuzua se nuk po aktivizon futbollistë të ish-klubit të tij, Barcelonës.

“Nuk e dija dhe nuk u kujdesa mos ndodhë kurrë ajo që më akuzojnë”, tha ai, për Mirror.

 “Ata nuk janë nga një ekip apo një tjetër. Shikoj vetëm një fanellë, atë të ekipit kombëtar. Qëndrimi i të gjithë lojtarëve ka qenë shumë i mire”, vijoi ai.

 “Është e vështirë të kritikosh ndonjë gjë në një ndeshje që ka një nivel aq të lartë të performancës. Nuk kam asgjë për të kundërshtuar, më pëlqen pothuajse çdo gjë që pashë.”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ditën e djeshme Spanja e Enriques shkatërroi 6-0 nënkampionët e botës, Kroacinë.