Arrestohet greku në Kakavijë, ja pse kërkohej në Poloni

Një shtetas grek, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri nëpërmjet P. K. K., Kakavijë, është prangosur nga Policia Kufitare, shqiptare.

Prangosja e 43-vjeçarit Ch. A., është bërë pasi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Polake për veprat Penale “Mashtrim bankar”, “Vjedhje”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11. 09. 2018, u bë ndalimi i shtetasit Ch. A., vjeç 43, banues në Athinë, Greqi, pasi ka tentuar të kalojë nga P. K. K., Kakavijë në drejtim të shtetit shqiptar dhe nga kontrolli i ushtruar nga Punonjësit e Policisë në P. K. K., Kakavijë rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Polake për veprat Penale “Mashtrim bankar”, “Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.