Ambasada Ruse në Tiranë: Mbështesim një vendim mes Beogradit e Prishtinës

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka përsëritur qëndrimin e Moskës zyrtare për debatin mbi kufijtë mes Serbisë e Kosovës.Në një postim në FB, ambasada shprehet:

“Përsa i përket qëndrimit zyrtar të Rusisë, që në dhjetor të vitit 2017, Presidenti Putin deklaroi qartë se Rusia është e gatshme të mbështesë “çfarëdolloj vendimi reciprokisht të pranueshëm që do të arrihet nga Beogradi dhe Prishtina”. Tërheqim vëmendjen tuaj te fakti se Presidenti rus nuk përmendi asnjë rishikim kufijsh.”, shkruhet në postimin e ambasadës, e cila thekson se nëse kjo interpretohet se Moska dëshiron të përdorë “precedentin ballkanik” për rishikimin e kufijve të republikave ish-sovjetike, atëherë edhe deklaratat e këshilltarit të presidentit amerikan për Zërin e Amerikës, se Uashingtoni nuk përjashton korrigjimet territoriale mes Serbisë e Kosovës nëse palët bien dakord, mund të interpretohet, se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe duan t’i heqin Kosovës “Trepçën” dhe Ujmanin”, -shkruan Ambasada Ruse në Tiranë në FB.