ZYRTARE: Serie A merr vendimin e rëndësishëm pas vdekjes së Astorit

Ish-kapiteni i Fiorentinas i cili vdiq vitin e kaluar pas një sulmi në zemër nuk do të harrohet asnjëherë nga shokët e skuadrës.

Bordi i Serie A ka vendosur që të bëjë përjashtim për Fiorentinën që në shiritin e kapitenit të mbahen inicialet dhe numri i Astorit.

Kjo ishte kërkuar zyrtarisht nga Fiorentina dhe futbollistët e skuadrës.

Megjithatë, lojtarët e Fiorentinës ishin të gatshëm të paguajnë edhe gjobat për të mbajtur emrin e Astorit në shiritin e kapitenit.