Shaqiri tregon ‘muskujt’: Më pret ‘ferri’ në Beograd? Nuk kam frikë fare

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin me 6 nëntor do të udhëtojnë në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.

Tifozët serbë do t’i përgatisin një “mirëseardhje të nxehtë”, shkruan Liverpool Echo.

“Nuk kam frikë fare. Kam lexuar disa shkrime. Por unë po shkoj atje për të luajtur futboll. Unë nuk kam frikë nga askush”, ka thënë Shaqiri, i cili mbahet mend nga serbët për golin që i shënoi Serbisë në Botërorin e Rusisë dhe festimin me shqiponjë.

Ndërkohë ai thekson se te skuadra e Liverpoolit është shumë i kënaqur.

“Jam shumë i kënaqur. Unë duhet të punoj çdo ditë në stërvitje dhe të tregoj vetën time. Kam marrëdhënie vërtet të mira me trajnerin Klopp. Gjithçka është e mirë”, ka deklaruar Shaqiri.