Takimi i LDK në Mitrovicë, Hoti: Veriu është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga Mitrovica ku po mbajnë tryezë diskutimi me strukturat e LDK-së dhe me qytetarët aktivë thotë se është e vërtetë që ne veri nuk ushtrojmë kontrollin e plot shtetëror por, janë të gatshëm të punojnë në atë drejtim.

Sipas tij, dialogu është rruga e vetme, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai pohoi se Kosova nuk është në gjendje emergjente. “Sot jemi në Mitrovicë në tryezë diskutimi me strukturat e LDK-se dhe me qytetarët aktivistë.

Veriu i Kosovës është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës. Eshtë e vertete qe nuk e ushtrojme kontrollin e plotë shtetëror në veri. Por, jemi të gatshëm të punojmë sado që nevojitet me qytetarët tanë në atë pjesë të Kosoves dhe me miqtë tanë ndërkombetare për të integruar atë pjesë në kuader të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale të Kosovës. Rrugë tjeter nuk ka.

Dialogu është rruga e vetme. Promovimi i paqes eshtë në themel të veprimit tonë politik. Durimi dhe qëndrueshmëria do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës. Kosova nuk është në gjendje emergjente”, shkruan Hoti në Facebook.