KLSH kallëzon në prokurori zyrtarë të ALUIZNI në Dibër, 288 milionë lekë dëmi i shkaktuar...

KLSH kallëzon në prokurori juristin dhe hartografin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t të Qarku Dibër.  Sipas KLSH kjo drejtori ka kryer legalizime të jashtëligjshme për objektet informale informale të cilat kanë kanë cënuar rrugët nacionale, brigjet e lumit, përrenj dhe në zonat e mbrojtura.

Përvec të tjerash, KLSH thotë se këta zyrtarë kanë legalizuar objekte mbi pronat shtetërore dhe kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 80,7 milion lekë.

Ata akuzohen se kanë shmangur procedurat ligjore për vërtetimin e likuidimit të taksës së ndërtimit në infrastukturë duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën e 288, 2 milionë lekë.