Mauro Icardi vendos për të ardhmen

Pas shumë thashethemeve se do të largohej, Mauro Icardi do të qëndrojë tek Interi.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se së shpejti do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes së re të sulmuesit argjentinas me klubin nga Milano.

Mësohet se zikaltrit i kanë ofruar argjentinasit zgjatjen e kontratës edhe me 5 vite me një pagë vjetor 5 deri në 6 milion euro.

Duket se kaq mjafton për të mbajtur argjentinasin në Milano, ndërkohë që më parë ishte kërkuar nga Real Madridi.