VIDEO/ Skandaloze kjo që bëjnë tifozët rumunë në Beograd kundër Kosovës

Qindra tifozë rumunë kanë bërë thirrje raciste duke brohoritur “Kosova zemra e Serbisë” dhe parulla të tjera në ndeshjen e djeshme kundër Serbisë në Beograd.

Serbët, para ndeshjes e kishin vlerësuar lart këto brohoritma të tifozëve rumunë, të cilët ishin rreth 10 mijë në Serbi.

Mediat e Serbisë e kanë quajtur kënaqësi korin e tyre racist “Kosova është zemra e Serbisë”, që kanë kënduar tifozët rumunë derisa ata kanë ndezur edhe flakadanë.

Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur thirrje të këtilla, teksa Serbia dhe Rumania ndanë pikët në kuadër të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve.