Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

ROMË – Agjencitë e OKB-së paraqesin raportin e tyre për urinë në botë.

STRASBURG – Kryeministri hungarez, Viktor Orban del para Parlamentit Europian.

VLADIVOSTOK – Forum ekonomik i organizuar nga Rusia ku janë ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të Koresë së Veriut, Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë.

RUSI – Rusia organizon manovrat më të mëdha ushtarake që prej Luftës së Ftohtë, me pjesëmarrje të Kinës dhe Mongolisë.

GJENEVË – I dërguari i OKB-së për Sirinë organizon një mbledhje me Rusinë, Iranin dhe Turqinë për krijimin e një komiteti kushtetues që do të ngarkohet me krijimin e një kushtetute të re për vendin.

BERLIN – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz prezanton projektbuxhetin për vitin 2019 në Dhomën e Deputetëve.

PARIS – Vizitë e princit trashëgimtar të Japonisë, Naruhito në kuadër të 160-vjetorit të marrëdhënieve franko-japoneze, i cili është i ftuar edhe në Asamblenë e Përgjithshme.

STRASBURG – Seancë plenare e Parlamentit Europian.

UASHINGTON – Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland shkon në Uashington në kuadër të negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë amerikanoveriore.

UILMINGTON – Fillojnë evakuimet në Karolinën e Jugut për shkak të afrimit të uraganit Florence, që pritet të prekë të enjten brigjet lindore të SHBA-së.

NJU JORK – Siri, këshilli i sigurimit të OKB-së mblidhet për të diskutuar për Idlebin.

NJU JORK – Ceremoni përkujtimore e atentateve të 11 shtatorit 2001.

SHANKSVIL – Fjalim i Donald Trump në zonën e rrëzimit të fluturimit 93, që ra në Pensilvani më 11 shtator 2001. /Ata.gov.al/