Rritet pagesa për invalidët, personat me paaftësi dhe kujdestarët e tyre, ja udhëzimi i plotë

Pagesa për invalidët, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre është rritur pas një udhëzimi të Ministrisë së Shëndetësisë. Rritja fillon nga 1 shtatori 2018. 

Ky është Udhëzimi i plotë sapo është miratuar në Fletoren e fundit zyrtare nr.129 botuar të hënën më 18 shtator. Në udhëzim specifikohet, sipas ketgorive:

UDHËZIM Nr. 625, datë 27.8.2018 MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 31, DATË 20.1.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

“PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I INVALIDIT, PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR” 

Mbështetur në pikën 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, të pikës 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, “Për përfitimet nga statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar,

UDHËZOJ:

1. Masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, bëhet 10.540 (dhjetë mijë e pesëqind e dyzet) lekë në muaj.

2. Masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, bëhet 11.070 (njëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë) lekë në muaj.

3. Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2018 dhe përballohen me fondet e akorduara për vitin 2018, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

4. Udhëzimi nr. 365, datë 21.9.2017, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shfuqizohet. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1.9.2018./ MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE Ogerta Manastirliu.

 

UDHËZIM Nr. 626, datë 27.8.2018 MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 618, DATË 7.9.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË DOKUMENTACIONIT DHE MASËS SË PËRFITIMIT TË PAGESËS PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA”, TË NDRYSHUAR

Mbështetur në pikën 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, të pikës 27, të vendimit nr. 618, datë 7.9.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar,

UDHËZOJ:

1. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në piken 8, të VKM-së nr. 618, datë 7.9.2006, bëhet 10.540 (dhjetë mijë e pesëqind e dyzet) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 1 të vendimit. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuara.

2. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në piken 8, të VKM-së nr. 618, datë 7.9.2006, bëhet 10.540 (dhjetë mijë e pesëqind e dyzet) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, të vendimit dhe 11.070 (njëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë) lekë në muaj për kujdestarin.

3. Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2018 dhe përballohen me fondet akorduara për vitin 2018, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

4. Udhëzimi nr. 366, datë 21.9.2017, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shfuqizohet. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1.9.2018. /MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE Ogerta Manastirliu.

UDHËZIM Nr. 627, datë 27.8.2018 MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 277, DATË 18.6.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

 “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBRIT”, TË NDRYSHUAR”

Mbështetur në pikën 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, të pikës 16, të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 277, datë 18.6.1997, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të ndryshuar,

UDHËZOJ:

1. Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.6.1997, bëhet 11.965 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit.

2. Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2018 dhe përballohen me fondet akorduara për vitin 2018, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

3. Udhëzimi nr. 367, datë 21.9.2017, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shfuqizohet. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1.9.2018. /MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE Ogerta Manastirliu.

 

UDHËZIM Nr. 629, datë 27.8.2018

MBI PËRCAKTIMIN E MASËS PËR PËRFITIMIN E PAGESËS SË AFTËSISË SË KUFIZUAR E TË NDIHMËSIT PERSONAL

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, nenit 42/3, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, pikave 2, 3, 16 dhe 17, të kreut IV, të vendimit nr. 431, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, të ndryshuar,

UDHËZOJ:

1. Pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar, e përcaktuar në pikën 2 të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, është 10,575 (dhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj.

2. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për personat mbi 18 vjeç, është 6.345 (gjashtë mijë e treqind e dyzetë e pesë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

3. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “b”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për personat mbi 18 vjeç, është 8.460 (tetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

4. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “c”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për personat mbi 18 vjeç, është 10.575 (dhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

5. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “ç”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për personat mbi 18 vjeç, është 12,690 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

6. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2 germa “d”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për fëmijët, është 4,759 (katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

7. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “dh”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për fëmijët, është 6,346 (gjashtë mijë e treqind e dyzet e gjashtë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

8. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “e”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për fëmijët, është 7,931 (shtatë mijë e nëntëqind e tridhjetë e një) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

9. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “ë”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për fëmijët, është 9,517 (nëntë mijë e pesëqind e shtatëmbëdhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

10. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 16, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për shërbimet gjithëpërfshirëse të ndihmësit personal, është 12,690 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

11. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 17, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, të ndryshuar, për shërbimet e herëpashershme të ndihmësit personal, është 8,460 (tetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I, të vendimit.

12. Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2018 dhe përballohen me fondet e akorduara për vitin 2018, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

13. Udhëzimi nr. 22, datë 7.10.2016, shfuqizohet. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare./ MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE Ogerta Manastirliu.