Kuqezinjtë luajnë sot në stadiumin e frikshëm para tifozëve më të zhurmshëm të Botës

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot në orën 20:45 në stadiumin “Hampden Park”, me vendasit e Skocisë.

Stadiumi në të cilin kombëtarja sot do të kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve është me historinë më të madhe në Skoci.

Ai është inauguruar në vitin 1903 dhe për 50 vjet ka qenë stadiumi më i madh në botë.

Në ndeshjet derbi dhe në ndeshje të Kombëtare ky stadium e ka tejkaluar kapacitetin e tij dhe ka mbajtur deri në 150 mijë shikues.

Ndërsa një kuriozitet shumë i veçantë është se në këtë stadium është regjistruar zhurma më e fortë e shkaktuar nga tifozët, rreth 150 decibel.

Kështu që Kombëtarja do të duhet të luajë një ndeshje të ndezur sot.