Zidane jep lajmin e bujshëm: Do rikthehem të trajnoj

Zinedine Zidane ka rindezur zërat e merkatos për një rikthim të tij përsëri në pankinën e ndonjë skuadre.

Tekniku francez ka folur për mediat spanjolle, teksa ka thënë se është çështje kohe që të rikthehet për të trajnuar sërish.

“Me siguri që brenda një kohe të shkurtër do të kthehem të trajnoj, pasi është ajo që më pëlqen dhe kam bërë gjithë jetën time”, ishin fjalët e Zidane për “TVE”.

Ndërkohë të shumta kanë qenë edhe fjalët e merkatos për një kalim të francezit te Manchester United në rast të një largimi të portugezit Jose Mourinho.