Deschamps ‘voton’ për ‘Topin e Artë’

Në prag të ndeshjes me Holandën, trajneri i Francës, Didier Deschamps, shpreson se "Topin e Artë" ta fitojë një lojtar francez.

"Mendoj se Griezmann përfaqëson shumë për Francën. Ai është një nga lojtarët përfaqësues dhe emblematikë të këtij ekipi. Topi i Artë? Unë shpresoj se është një francez", tha tekniku i “Gjelave”.

Franca do të luajë sonte me Holandën në "Stade de France" për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.