Trajneri i Kosovës nuk përmbahet: Jemi ekipi më i mirë i grupit

Kosova do të përballet nesër me skuadrën e Ishujve Faroe në ndeshjen e dytë për Ligën e Kombeve pas barazimit pa gola me Azerbajxhanin në ndeshjen e parë.

Skuadra e drejtuar nga Challandes vjen dukshëm favorit në këtë sfidë, ku tekniku zviceran kërkon maksimumin nga të besuarit e tij.

“Kosova ka lojtarë shumë të mirë. Azerbajxhani është më lart në renditje se ne. Ishujt Faroe kanë fituar ndaj Maltës dhe kanë bërë mjaft mirë. E kam analizuar me detaje dhe kam respekt për këtë skuadër. Të gjitha këto skuadra mund t fitojnë këtë grup.

Ne duhet të jemi të qartë se kemi një skuadër shumë të mirë dhe unë pres që të paraqitemi në mënyrë të jashtëzakonshme. Është shumë e qartë se Kosova është ekipi më i mirë në këtë grup.

E di presionin dhe emocionet që ka kjo ndeshje. Detyra ime nuk është se luajmë në shtëpi dhe duhet të fitojmë me çdo kusht. Unë u kërkoj që të japin më të mirën e tyre. Të gjithë presin të luajmë lojë ofensive, edhe pse ky nuk është mentaliteti i futbollit modern.

Duhet të marrim parasysh të gjithë lojë në tërësi . Kosova ka pasur probleme këto 4 vitet e fundit në mbrojtje dhe duhet të merren parasysh. Kosova ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe do tentojmë nesër të bëjmë një ndeshje të mira. Si nesër dhe në çdo ndeshje. Duhet të japim më të mirën”, tha tekniku zviceran i Kosovës përpara ndeshjes me Ishujt Faroe.