FOTO/ Përshëndetja e veçantë e Presidentit Ilir Meta

Si ditë e diel, Presidenti Ilir Meta duket se ka shijuar sërish detin.

E i ndodhur në bregdet, presidenti Meta është takuar dhe me pushues të ndryshëm.

Ai ka veçuar disa prej tyre, më saktë një familje shqiptare që ka ardhur nga Kanadaja për të kaluar pushimet në Shqipëri.

‘Të dashur miq! Bashkë me Gertin e dy fëmijët e tij Livia e Uesli që kanë ardhur nga Ontario (Kanada) për pushime, ju urojmë një ditë të mbarë’, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.