Deklarata e papritur: Simeone do të drejtoj Interin

Është vetëm çështje kohe çështja e Diego Simeones që të bëhet trajner i Interit, ka thënë motra e tij.

Trajneri aktual i Atletico Madridit, gjatë kohës sa ishte lojtar aktiv e ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij në Itali, në Inter nga viti 1996 deri më 1999 dhe pastaj katër vite në Lazio.

“Diego e ka thënë këtë po ashtu, ai do të përfundojë në Inter”, ka thënë motra e tij, Natalia Simeone.

“Ai e do Interin, atmosferën dhe jetën në Milano. Interi është një skuadër, të cilën ai dëshiron shumë që ta drejtojë”.

“Më duhet ta them se ai është i lidhur me Lazion po ashtu”.

Simeone ishte afër largimit nga Atleti në këtë verë, mirëpo ai vendosi që ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

Argjentinas për shtatë vite si trajner i Atletico Madridit ka arritur t’i fitojë 7 tituj të rëndësishëm, po ashtu është ka fituar çmimi si trajneri më i mirë në botë dhe e ka dërguar klubin dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, ku është mposhtur në të dyja nga rivali i qytetit, Real Madridi.