FOTO/ Arrestohen dy të pafajshëm për vjedhjen e Katedrales në Korçë, i liron gjykata. Emrat

Lihen të lirë autoret e dyshuar të vjedhjes së Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Korçë. Burime nga Komisariati i Korçës, konfirmojnë se janë liruar, për mungesë provash Joni Cigare dhe Genci Arifi.

Arrestimi i tyre erdhi pak orë pas reagimit të klerikëve ortodokse, por policia e Korçës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të Katedrales nga këta dy persona.

Pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej te cilëve, vëllezër me precedentë kriminale, për te cilët do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë për të parë nëse provat e grumbulluara nga policia krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes se objektit të kultit.

Grabitja e Katedrales në qendër te qytetit të Korçës mbrëmjen e 2 shtatorit, solli reagimin e Mitropolisë se Shenjte, klerikët e se cilës e vlerësuan të pamjaftueshme punën e policisë, e cila nuk ka shkuar te autorët e asnjë objekti kulti të denoncuar si të vjedhur.

Ndërkohë, Policia në Korçë njofton se ka ndaluar tre të rinj të tjerë, të dyshuar për vjedhjen e një sasie lekësh në Katedralen e qytetit të Korçës.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe dy të mitur, banues në Korçë.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 03. 09. 2018, që bën fjalë për vjedhjen e një sasie lekësh në Katedralen e qytetit të Korçës, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:

Ronaldo Berberaj, 18 vjeç,

Lorenc Berberaj, 18 vjeç,

R. Sh., 15 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe po punohet për kapjen e shtetasve D. H., 15 vjeç dhe M. T., 14 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.