Ramos i shpall ‘luftë Ronaldos’: Ja deklarata e fundit
Pas ndeshjes së Spanjës ndaj Anglisë në Nations League, e fituar 2-1 nga La Roja, Sergio Ramos ka vazhduar me polemikat.
Këtë herë ai ka folur për Luka Modric, duke sulmuar në mënyrë indirekte Cristiano Ronaldo-n, shokun e ekipit deri qershorin e kaluar kur ai u transferua tek Juventus.
Kur pyetet për çmimin e Lojtarit të Vitit të FIFA-s, ylli i Real Madrid nuk hezitoi të përmendte favoritin, pasi ky i fundit fitoi Champions League dhe shkoi deri në finale me Kroacinë.
“Ai është një nga lojtarët e pakët që nëse do ta fitonte çmimin do të gëzohesha sikur ta kisha fituar vetë, por ndonjëherë e marrin lojtarët që kanë më shumë marketing,” shprehet Ramos.
Fjalë që në mënyrë indirekte janë thënë edhe drejt Ronaldo-, i cili akoma nuk ka shënuar golin e parë tek Juventus pas tre ndeshjeve të para të sezonit.