Trump po pret me interes, letrën që i ka dërguar Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të premten se po pret një letër personale nga udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe se ka besim që letra do të jetë "shumë pozitive".

Trump tha për mediet gjatë fluturimit me avionin e tij të posaçëm për në Dakotën e Veriut se Koreja e Veriut ia dorëzoi letrën të enjten Sekretari amerikan të Shtetit Mike Pompeo në kufirin mes dy Koreve. Ai gjithashtu tha se deklarata e fundit e Koresë së Veriut për ShBA-në dhe denuklearizimi i Gadishullit kanë qenë shumë pozitive dhe bisedimet midis ShBA-së dhe Koresë së Veriut kanë arritur shumë rezultate, shkruan CRI.

Kohët e fundit dialogu midis Koresë së Veriut dhe ShBA-së është ngadalësuar. Më 24 gusht, Trump njoftoi papritmas anulimin e vizitës së Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në Korenë e Veriut. Prej asaj kohe, ShBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë "folur" vazhdimisht nga distanca e largët. Më 5 shtator, Kim Jong-un u takua me të dërguarin e presidentit të Korenë e Jugut në Penian, duke riafirmuar vendosmërinë e Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean dhe për të arritur një konsensus me palën koreanojugore në agjendën përkatëse për Samitin e Koreve që do të mbahet këtë muaj në Penian. Trump shprehu të mërkurën vlerësimin e tij në rrjetet sociale për Kim Jong-un si dhe gatishmërinë e tij për të punuar me Penianin për nxitjen e denuklearizimit të Gadishullit Korean.