Mungonte tersi/ Ish-lojtarë, politikanë e e gazetarë festojnë në Elbasan

Kombëtarja shqiptare ka fituar 1-0 në ndeshjen e parë të ‘National League’ përballë Izraelit në ‘Elbasan Arena’. Një ndeshje spektakolare, jo vetëm në fushë, por edhe tek të pranishmit në stadium.

Duhet theksuar se në këtë sfidë mungoi kryeministri Edi Rama, gjë që ishte një ogur i mirë për kombëtaren, pasi sa herë ka qenë ai i pranishëm Shqipëria nuk ka fituar.

Ndërkohë që këtë sfidë e ka ndjekur edhe ish-trajneri i shqipërisë, Gianni De Biasi, ish-futbollistët, Lorik Cana dhe Edvin Murati, president i i Republikës, Ilir Meta si dhe gazetarë.

Pas ndeshjes, presidenti Meta, presidenti i FSHF-së, Duka, ish-futbollistë, trajnerë dhe gazetarë kanë festuar sëbashku këtë fitore të parë.

FOTO: