'TKZ' i rikthehen Kombëtares, shihni banderolën që shpalosin në ‘Elbasan Arena’

Tifozat Kuq e Zi, shënojnë ditën e sotme, rikthimin në stadiumet shqiptare, pas përplasjeve që patën me Federatën dhe Policinë, pas masave të rrepta që ushtroheshin ndaj tyre në stadiumet brenda vendit.

Në momentin e këndimit të himneve, TKZ shpalosën edhe një banderolë të madhe, ku paraqitej logo e Besëlidhjes së Lezhës në historinë shqiptare, e vitit 1444, dhe shoqëruar me shkrimin: “Bashkimi bën fuqinë”.