FOTO/ Elbasani i ‘blinduar’, snajperë nëpër pallate

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, shkruan Syri.net.

Ky takim është i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës C dhe do të startojë në orën 20:45.

Ndeshja me Izraelin është gjithnjë një sfidë e veçantë për sa i përket sigurisë.

Duket sikur ndeshja kalon në plan të dytë dhe këtë e tregojnë dhe masat e marra.

Në çdo pallat aty pranë dhe në stadium janë vendosur snajperë për të kontrolluar çdo lëvizje të dyshimtë aty përreth.

Çdo gjë që hynte në stadium kontrollohej nga qentë anti-eksplozivë dhe këtij rregulli nuk i shpëtuan as qeset me akull që i nevojiteshin skuadrës.

Janë njoftuar edhe banorët e pallateve përreth që të mos bëjnë lëvizje të dyshimta përgjatë ndeshjes, duke evituar daljet në ballkone apo edhe në dritare.

Stadiumi është kontrolluar i gjithi ku dallohen qartë nëpërmjet fotove të realizuara nga fotografi i LSA-së, Gent Shkullaku.