VIDEO/ Ndërhyrja horror e Rudiger lë me pasoja Pavardin: Më dhemb qafa

Mbrojtësi i Francës, Benjamin Pavard, pësoi një ndërhyrje shumë të rëndë në qafë nga kundërshtari Antoni Rudiger në ndeshjen e mbrëmshme që “gjelat” luajtën ndaj Gjermanisë.

Por, francezi refuzon të thotë se ajo ishte diçka e qëllimshme, edhe pse shprehet se i dhemb shumë qafa.

“Më dhemb shumë, por nuk mendoj se Rudiger e bëri me qëllim. Nuk e kam parë përsëritjen e atij rasti. Unë i ndërhyra atij, mora topin dhe ai më hyri me taka. Nuk e di se si më duket në pasqyrë, por më kanë thënë se bie shumë në sy. Por, ky është futbolli. Nuk mendoj se ishte diçka e qëllimshme”, deklaroi Pavard.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ishte vetë gjermani Rudiger, i cili përveçse i kishte kërkuar ndjesë menjëherë pas atij rasti, shfrytëzoi edhe rrjetet sociale për ta bërë diçka të tillë.

“Më fal, Pavard, nuk ishte e qëllimtë. I kam kërkuar ndjesë atij menjëherë sapo ndodhi, dhe gjithashtu dua ta përdor këtë mundësi, për t’i uruar një shërim të shpejtë”, shkruan Rudiger në Twitter.