Azerbajxhan-Kosovë, formacionet zyrtare. Mungesë e madhe e ‘Dardanëve’

Përfaqësuesja e Kosovës starton sot në orën 18:00 aventurën në Ligën e Kombeve.

Djemtë e trajnerit Challandes do të kërkojnë fitoren e parë, në transfertë ndaj Azerbajxhanit.

“Dardanët” e kanë potencialin dhe kualitetin për të dalë të parët në grup dhe pse jo për të siguruar kualifikimin në Europian.

Në sfidën e sotme, trajneri i Kosovës ka hedhur nga minuta e parë talentin Edon Zhegrova duke lënë në stol Milot Rashicën, i cili fundjavën që shkoi ishte protagonist te skuadra e Werder Bremenit, duke realizuar një super gol nga goditja e dënimit.

Në stol ndodhet gjithashtu edhe Bernard Berisha që nuk është preferuar nga trajneri. Ndërkohë që Valon Berisha është mungesa më e madhe në këtë përballje.

Titullar në këtë përballje do të jetë edhe mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, që do të formojë dyshen e qendrës së bashku me Rrahmanin.