FOTO/ Lori Hoxha na tregon se si duket në foton e pasaportës, por ja detaji që do ju bëjë për të qeshur

Të gjithë e kalojmë atë ‘sikletin’ e fotos së pasaportës, sepse dihet universalisht që është fotoja ku çdo njeri duket jo dhe aq bukur.

Por, mesa duket ka disa njerëz të privilegjuar të cilët nuk kalojnë traumën e të parit veten në formën më të mire në një foto e përmasa 3,5 cm me 4,5 cm.

Dhe Lori Hoxha na ka treguar se në fakt ka dhe njerëz që mund të duken shumë mire në foton e pasaportës.

Ndaj dhe blogerja nuk e ka problem që të publikojë foton e pasaportës edhe pse me një modifikim të vogël.

Lori na tregon se është koha për një pasaportë të re, ndërsa në foto shfaqet mjaft simpatike nën efektet e Snapchat-it.