Panucci zgjedh formacionin kundër Izraelit, ja 3-shja e sulmit!

Sonte në mbrëmje, nga ora 20:45, kombëtarja jonë e futbollit do të ballafaqohet me Izraelin në “Elbasan Arena”.

Kjo është ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, kompeticionit më të ri të UEFA-s, për të dyja palët, ndaj vlen shumë motoja “fillimi i mbarë është gjysma e punës”.

 Sidomos për kuqezinjtë, që vijnë nga zhgënjime në lojë dhe rezultat, në miqësoret e fundit.

Ky rrugëtim nis sonte për kuqezinjtë tanë, të cilët nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Dy titullarë të padiskutueshëm, Armando Sadiku dhe Odise Roshi mungojnë për arsye dëmtimesh.

Sulmuesi elbasanas ishte heroi i sfidës së fundit me izraelitët në Haifa, ku shënoi dy gola të bukur. Ai ua ka lënë “skenën” dy shkodranëve, Bekim Balaj dhe Sindrit Guri, për të zgjedhur mes tyre “pykën” e vetme, që do të aktivizojë në repartin e përparmë trajneri Panucci.

Së fundmi ‘panorama sport’ ka publikuar 2 opsionet e mundshme për 11-shen titullare kundër Izraelit.