Reali kërkon sulmuesin e Manchester Cityt

Real Madridi është duke e monitoruar sulmuesin e Manchester Cityt, Brahim Diazin.

19-vjeçari spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin anglez.

Ai ka vendosur që të qëndrojë në Manchester dhe të luftojë për të luajtur disa minuta gjatë këtij sezoni sesa të shkojë diku si i huazuar.

Klubi anglez nuk dëshiron ta humbasë një talent ashtu sic bëri me Jadon Sanchon, i cili po shkëlqen te Borussia Dortmund.