Suso: Higuain është lojtari që i ka munguar Milanit, këtë vit jemi ndryshe
Anësori i Milanit, Suso beson që ata “e kanë një mundësi të artë që të bëhen përsëri ekip i madh, me një sulmues si Gonzalo Higuain, që Milanit i ka munguar”
Rossoneri kanë përfunduar të shtatët në Serie A që dy sezone rresht dhe do të garojnë edhe sivjet në Europa League.
“Milan e ka një mundësi të mirë që të jenë një ekip i madh përsëri”, tha Suso për gazetën spanjolle, Mundo Deportivo.
“Ne kemi sjell një sulmues të madh si Higuain dhe mendoj ai është ajo që ne na ka munguar. Gattuso, e di çka mund të japim ne dhe besoj që përpara kemi një mundësi të mirë”.
Suso po ashtu shpreson që forma e tij në San Siro do ti ndihmojë atë që të jetë në skuadrën e Spanjës.
“Është mirëq që jam në shtëpi dhe jam ftuar për Kombëtaren me të cilën gjë jam krenar. Kur trajneri ju përfshin në skuadrën e parë, që është shumë e rëndësishme për ne dhe unë jam i lumtur me këtë”.
“Luis Enrique e njeh Italinë dhe Serie A shumë mirë, kështu që ai e di çfarë lojtarësh luajnë atje”.