Prag skandali/ Këshilltarët e Ramës, lidhje të forta me regjimin e Millosheviç
Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni, ka analizuar ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
Në analizën e detajuar për marrëveshjen Thaçi-Vuçiç dhe për idenë e ndryshimit të kufijve, IFIMES, flet se një nga personazhet politikë të përfshirë në këtë marrëveshje është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
IFIMIS shkruan më tej se përfshirja e Ramës në këtë iniciativë vjen, pasi këshilltarët e tij kosovarë, kanë patur lidhje të ngushta me regjimin e Millosheviçit.
‘Një figurë tjetër e përfshirë në këtë iniciativë është Kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai është i rrethuar nga këshilltarë nga Kosova të cilët kishin lidhje të forta me regjimin e Millosheviçit në vitet 1990 - ashtu si Vuçiç dhe Daçiç, të cilët tani e simbolizojnë atë regjim’, thuhet në analizën e IFIMES.