VIDEO/ Gjermani-Francë, momente paniku në Mynih

Në “Allianz Arena” të Munihut po luhet ndeshja e parë e Ligës së Kombeve (Liga A/ Grupi 1) mes Gjermanisë dhe Francës, shkruan Syri.net.

Supersfida nisi me një moment paniku, që trembi jo pak drejtuesit dhe lojtarët e “gjelave”.

Në minutën e 4-t, mbrojtësi i Gjermanisë, Rudiger, në një përpjekje për të larguar topin, goditi shkeli me takë në zonën e qafës, mbrojtësin e Frances, Pavard.

Për fat të mirë, 22-vjeçari nuk pati probleme të rënda dhe e kaloi këtë incident me vetëm një gërvishtje të qafës.

Pavard iu rikthye sërish fushës së blertë, pas një kontrolli të mjekëve.