FOTO/ Dëshmia e të riut që vrau babanë e dy fëmijëve: Nuk mendova se e godita aq fort

Marsel Disha, 26-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së Arben Kolës mbrëmjen e dy ditëve më parë në Breshia të Italisë, nuk i ka ndihmuar shumë hetuesit me dëshminë e tij. Kështu raportojnë mediat italiane këtë të enjte.

“Brescia Today” shkruan se: Disha ka thënë vetëm se nuk mendonte se kishte goditur qa fortë viktimën. Para Prokurorit, pas ndërroi tre avokatë, i riu ka bërë skenë shurdhe-memece, duke mos iu përgjigjur pyetjeve që i drejtoheshin. Heshtja e të akuzuarit për vrasje ndërkaq, pritet të shtyjë zbardhjen e shkaqeve të sherrit mes Dishës dhe Kolës, marangozit të papunë dhe babit të fëmijëve të mitur, i cili humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Sipas të njëjtave burime, emrin e agresorit policisë, ia dhanë disa persona që frekuentonin zonën ku ndodhi krimi. Të dy raportohet se njiheshin prej disa kohësh dhe kishin precedentë në vepra penale që lidhen me shpërndarjen e drogës.

Motivi i ngjarjes megjithatë mbetet ende për tu sqaruar ashtu siç mbetet për tu zbardhur me çfarë arme është vrarë 32-vjeçari. Dyshohet se Kola është goditur me objekt, që i ka shpuar një arterie. Një objekt që dyshohet se është gjetur në vendngjarje dhe është përdorur për ta goditur disa herë në gjoks rivalin.

Mund te jete një shishe apo kaçavidë, por edhe kjo mbetet për tu përcaktuar nga hetimet e mëtejshme.