Ronaldo ndjehet në rrezik në Itali, i kërkon klubit truproja për familjen

Cristiano Ronaldo duket se nuk ndihet i sigurt në Itali. Futbollisti ka bërë kërkesë klubit të Juventusit që të shtojë numrin e truprojave që mbrojnë familjen e tij.

Sipas “Corriere di Torino” portugezi ka kërkuar 3 roje personale, 2 të ruajnë atë dhe familjen e tij dhe 1 të ruajë shtëpinë.

Ronaldo ka trazuar shumë ujërat në Itali dhe ka shkaktuar shumë bujë më lëvizjen e tij.

33-vjeçari nuk ka arritur të shprehë potencialin e tij në fushë, ku nuk ka shënuar ende.