VIDEO/ Gazetari shpëton për mrekulli në stërvitjen e Italisë, shihni çfarë i ndodh

Një video nga qendra stërvitore e kombëtares së Italisë, Coverciano, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në një pjesë të ngritur, shfaqet gazetari i “Raisport”, Alesandro Antineli, i cili po raportonte rreth stërvitjes së ekipit të Roberto Mancinit.

Por, në një moment, një prej futbollistëve që gjendej në fushën poshtë, godet shumë lart një top, dhe për fatin e mirë të gazetarit, topi përfundoi vetëm pak metra larg tij, dhe nuk e goditi.

“Coverciano mund të jetë edhe një vend i rrezikshëm”, tha në fund me shaka gazetari.