VIDEO/ Shihni si gruaja vjedh në mes të Tiranës

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në  kryeqytet, ku protagoniste është bërë një grua bashkë me fëmijën e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës në zonën e Brrylit në kryeqytet, teksa një grua ka vjedhur karrocën e një fëmije që ishte lënë nga prindërit jashtë lokalit.

Nga kamerat e sigurisë shihet gruaja bashkë me fëmijën, që pasi i afrohet karrocës, hipën fëmijën e saj aty dhe largohet e qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.