Arrigo Saki ndërhyn në debat: Mos prisni nga Mancini të bëjë mrekulli tek Italia!

Në Itali është hapur një debat i madh për aktivizimin e të rinjve në kampionatin italian. Këtë debat e ka hapur vetë trajneri i përfaqësueses, Roberto Mancini.

Të shumtë janë ata që i janë kundërvënë, kryesisht drejtues klubesh, por ka edhe nga ata që e mbështesin.

Ndërkohë edhe ish-trajneri i Milanit, Arigo Saki, ka dhënë mendimin e tij. Ai mendon se ne nuk duhet të presim mrekulli nga Mancini, por Federata të marrë masa.

“Roberto është shumë pak dhe i vetëm për të bërë një mrekulli të madhe. Nëse ia del, atëherë do t’i marrë ai meritat. Federata Italiane duhet të punojë që të ketë sa më shumë vendas në kampionat. Për shembull ta nisë nga shkolla.

Franca në vitet 1970 e mbrapa dhe Gjermania në vitet 2000, janë një shembull se si mund të kemi rezultate maksimale me përpjekje minimale.

Në Itali ka shumë të huaj dhe ky është problem. Edhe në kohë time kishte, por ata ishin futbollistë si Van Basten apo Gulit e Rajkard, që mbështetshin nga një bosht italian”, u shpreh Saki.

Mesa duket edhe ish-trajneri i Milanit e vendos theksin te aktivizimi i të rinjve dhe drejton gishtin nga Federata.